Pandemia Covid-19 ka goditur jashtëzakonisht shumë sektorin e gastronomëve. Këta të fundit sot kanë vazhduar pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, ku në shenjë proteste kanë thyer pjata. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se protestat do të vazhdojnë më 25 shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e rëndë të krijuar në këtë sektor si pasojë e masave të vendosura nga qeveria. Ai ka kërkuar që të hiqet kufizimi i lëvizjes si për qytetarë, ashtu edhe për biznese, duke thënë se masat e Qeverisë ndaj sektorit të gastronomëve, ka pasur ndikim negativ pasi që 30 për qind e stafit ka mbetur pa punë. Në mbështetje të kërkesës së gastronomëve është edhe Partia Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, thotë se është për rishqyrtimin e masave, pas uljes së rasteve. Ai thotë se kërkesat e gastronomëve janë të drejta, pasi ata kanë mbyllur bizneset me muajt të tërë dhe ju kanë përmbush rekomandimeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …