leoni

PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza. Ai para mediave, të mërkurën ka falënderuar kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar që përkrahën qëndrimin e tij në lidhje me votimin e këtyre marrëveshjeve. “Sot këtu jam para juve në kapacitetet e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja. Jam për të shprehur qëndrimin e PDK-së, falënderoj Kryesinë dhe grupin parlamentar që kanë përkrahur qëndrimin tim të bërë publik para shumë kohe në mënyrë publike për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …