PDK

Partia Demokratike e Kosovës kërkon debat parlamentar për 100 ditëshin e punës së Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media bëri të ditur se PDK ka kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e punës së Qeverisë. Tahiri tha më tej ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se po mungon transparenca. “Kjo është qeveria e parë që prej çlirimit e pavarësisë së Kosovës që nuk sjellë raport të 100-ditëshit…. Jeni dëshmitarët të sjelljes me vonesë të programit…. Kemi proceduar në administratën e Kuvendit që në javën e ardhshme të bëhet debat parlamentar për 100-ditëshin e qeverisë”, tha ai. Sipas tij, edhe në procesin e dialogut po mungon transparenca.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …