Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme. Në këtë mbledhje, do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në krye të PDK-së ishte vendosur pas largimit të Hashim Thaçit dhe zgjedhjes në postin e kryetarit të Kosovës. Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se PDK-ja është në procesin e reformimit, dhe se në këtë parti nuk do të ketë vend për ata që janë të korruptuar dhe të cilët kanë dëmtuar këtë subjekt.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …