Partia Demokratike e Kosovës, në një mbledhje të Kryesisë ka kërkuar hetim të menjëhershëm për skandalet e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës, në një mbledhje të Kryesisë, ka kërkuar hetim të menjëhershëm për skandalet e shumta abuzive të Qeverisë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një komunikate ka deklaruar se dëshmitë e publikuara konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në afera të rënda të keqpërdorimeve dhe skandaleve. Krasniqi i ka quajtur këto skandale alarmante, duke kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet përkatëse. Lidhur me komunikimet mes Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, PDK ka theksuar përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në tregtimin e energjisë elektrike dhe ndikimin e Qeverisë në institucionet publike përmes Mihalit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …