leoni

Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës paralajmëron krizë edhe më të thellë sa i përket energjisë elektrike gjatë muajve në vijim

Partia Demokratike e Kosovës paralajmëron krizë edhe më të thellë sa i përket energjisë elektrike muajt në vijim, pasi  Kosova ende nuk ka arritur në majën e  këtij problemi. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për mediet  se këtë krizë e kanë paralajmëruar muaj më parë, por që sipas tij, kjo është neglizhuar nga Qeveria. Ai thotë se të njëjtën krizë nuk e kanë shtet fqinje, pasi ato me kohë  kanë ndërmarrë veprime të duhura, por këtë nuk e ka bërë Qeveria Kurti. Krizën Energjetike e kemi paralajmëruar tash e tre muaj dhe jo që kemi qenë të vetmit që e kemi ditur që do të ballafaqohemi por kemi qenë të shqetësuar herët. Për herë të parë kemi lëshuar komunikatë për çështjen e energjisë dhe për çështjen e gaz-përçuesit më 29 shtator, ndërsa më 9 tetor në mënyrë konkrete kemi paralajmëruar problemet të cilat tash po jetojmë, sepse kanë qenë evidente që do të ndodhin, kemi dhënë rekomandimet tona në vazhdimësi se çka duhet të ndërmarrë Qeveria, por që për fat të keq Qeveria i ka neglizhuar në tërësi, saktësoi, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …