Partia Demokratike e Shqipërisë, të cilën e udhëheq, Lulzim Basha, ka një statut të ri, i cili qysh sot ka hyrë në fuqi

Partia Demokratike e Shqipërisë, të cilën e udhëheq, Lulzim Basha, ka një statut të ri, i cili qysh sot ka hyrë në fuqi

Kuvendi i Partisë Demokratike,  me pjesëmarrjen e 4 mijë e 254 delegatëve miratoi ndryshimet në funksionimin e kësaj force politike. Konfliktet e Lulzim Bashës janë reflektuar në ndryshime statutore. Basha ka përqëndruar pushtetin në duart e tij, ku nuk do të jetë vetëm kryetar i partisë por edhe kryetar i grupit parlament. Ky vendim përfshin periudhën kur PD është në opozitë, e në këtë moment Basha largon nga drejtimi i grupit parlamentar Gazment Bardhin, kundërshtarin e rikthimit të tij për mandatin e katërt. Gjithashtu, një tjetër ndryshim i miratuar është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, që do të thotë pastron partinë nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Por ndryshe nga ndërhyrjet e bëra në statut, Basha u shfaq në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” i penduar për të shkuarën e tij politike dhe që pushteti nuk do i takojë më atij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …