Partia Demokratike në Shqipëri, ka dorëzuar kërkesën për lejimin e protestës e cila është paraparë të mbahet në Tiranë. Njoftohet se kërkesa e dorëzuar në organet përkatëse nuk ka afat kohor se sa do të zgjas tubimi protestues. Protesta është paraparë të fillojë nesër, më 26 maj, në ora 11.00, në sheshin “Skenderbeu” për të vazhduar më tutje drejt zyrës së Kryeministrisë në sheshin, “Dëshmorët e Kombit”. Organet e rendit janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e protestës.
