leoni

Kuvendi i Shqipërisë

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin e Shqipërisë për përbërjen e re të grupit parlamentar

Partia demokratike  ka njoftuar zyrtarisht Kuvendin e Shqipërisë për përbërjen e re të grupit parlamentar pas shkarkimeve të katër deputetëve, të krahut të Sali Berishës.  Në shkresë bëhet me dije se deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baci dhe Edmond Spaho, me vendim të grupit parlamentar, pas masave disiplinore të marra nga Kryesia e Partisë Demokratike, nuk janë më pjesë e këtij grupi. Këta deputetë  kanë qenë në mbështetje të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sqarohet po ashtu se në mbledhjen e zhvilluar të shtunën, Enkelejd Alibeaj është zgjedhur si kryetar i grupit parlamentar, post që më parë e mbante Alfred Rushaj. Ndërsa Agron Gjekmarkaj është propozuar si nënkryetar i Kuvendit duke zëvendësuar,  Alibeajn.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …