leoni

Partia Demokratike, në Shqipëri, pritet që të dielën të votojë kryetarin e ri ku do të përballen Lulzim Basha dhe Gjergji Hani

Partia Demokratike, në Shqipëri, pritet që të dielën të votojë kryetarin e ri ku do të përballen Lulzim Basha dhe Gjergji Hani

Partia Demokratike pritet të votojë për kryetarin e ri të saj këtë të diel. Në garën që do të mbahet më 29 korrik përballen Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Në kuadër të zgjedhjeve brenda selisë blu, të martën u mblodh Këshilli Zgjedhor i Partisë Demokratike. Jemin Gjana, drejtues i Këshillit Zgjedhor, në një deklaratë për mediet në përfundim të mbledhjes së Këshillit që miratoi listat e zgjedhësve dhe detaje të tjera për mbarëvajtjen e procesit elektoral brenda selisë blu, tha se janë 25 000 anëtarë të Partisë Demokratike që kanë të drejtë të votojnë. “PD ka pasur në dijeninë time, dikur edhe 120 dhe 12 000 anëtarë. Ka pasur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021 nga të cilët të gatshëm për t’u bërë pjesë 40 mijë anëtarë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë.  Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …