leoni

Partia Demokratike Turke do të jetë partneri i ri i BDI-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Partia Demokratike Turke do të jetë partneri i ri i BDI-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Partia Demokratike Turke do të jetë partneri i ri i BDI-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Marrëveshje u nënshkrua në Gostivar nga kryetarët e dy partive ndërsa parashikon dy pozita për Partinë turke një njësinë e tretë dhe të katërt zgjedhore, Ali Ahmeti tha se pas 22 vjetësh po realizohet përpjekja e tij për një koalicion me turqit. “Njëzet e dy vite po bëj përpjekje për një front të tillë i cili pas 22 vitesh po realizohet. Atëherë e sot mendoj se Marrëveshjes së Ohrit i duhen gjitha komunitetet që ndryshuan statusin politik e juridik në Maqedoninë e veriut. Ky front, do jetë jo për përdorim të njëhershëm për zgjedhjet presidenciale e parlamentare të këtij viti. Ky front do jetë jetëgjatë sepse, interesat janë të përbashkëta dhe nuk mund ti ndajmë njerëzit që jetojnë bashkë”, tha Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së. Kreu i PDT-së Bejxhan Iljaz tha ishte në në bisedime me disa parti, përfshirë LSDM-në por sipas tij, oferta më e mirë ka qenë e BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …