Partia Demokratike, krahu i Lulzim Bashës, përmes një deklarate bëri të ditur se asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Në reagim të disa artikujve në media, PD mohon të ketë negociata me Rithemelimin. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021”, thuhet në deklaratë duke iu referuar pjesës së deputetëve që iu bashkuan së fundmi Rithemelimit duke marrë edhe poste drejtuese në këtë grupim. Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend. Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

MBLEDHJE E GRUPIT TE PD - Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, pak ore para nisjes se seances se pare parlamentare per vitin 2016./r/n/r/nMEETING OF DEMOCRATIC PARTY - Former Prime Minister Sali Berisha and Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.