Partia e Ballit Kombëtar po konsolidohet

Mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Partisë së Ballit, në Prizren  e hapi kryetari i saj dr. Ahmet Mulliqi. Debat konstruktiv u zhvillue rreth demarkacionit dhe “Zajednicës”. Kryetari Mulliqi kishte përgatitur një diskutim të thukt lidhur me këtë çështje mjaftë të ndieshme. Rreth kësaj pike folën edhe Avni Maloku, nënkryetar iu kësaj partie, Bedri Çejku, kryetar i degës së Prizrenit, Sahit Rama sekretar Organizativ, Fehmi Rama, rapsod dhe kryetar i Komisionit për kulturë dhe trashëgimi kulturore, Aziz Salihu, legjenda e boksit në cilësi të kryetarit të komisionit për sport, Afrora Fusha sekretare e Partisë së Ballit. Në pikën e fundit e ndryshme, kryetari Mulliqi kërkoi që kryesia e Partisë së ballit të distancohet nga etiketimet dhe përgojimet që po plasohen nëpërmjet të rrjetit social, me kërkesë që këto veprime nga kushdo qoftë nuk qojnë drejt një bashkimi mbarë shqiptar dhe se si të tilla janë të dëmshme.


 


Demarkacioni si edhe “Zajednica” në skenën politike na sollën një klim politike jo të mirë dhe si të tilla për Partinë e Ballit janë të papranueshme. Pra kjo atmosferë politike është e papranushme për anëtarësinë e gjerë të Partisë së Ballit, u tha sot në takimin e rregullt të Kryeisë Qendrore të Partisë së Ballit. Pak para se të përfundojë ky vit kalendarik kryetari i kësaj Partie kërkoi nga të pranishmit në këtë takim që të prononcohen lidhur me demarkacionin por edhe për “Zajednicën”. Në këtë takim gjithashtu u tha që është mirë të shfrytëzohet komisioni i ardhshëm për kufijt me fqinjët tanë në mënyrë që çështja e kufinjëve të përfundojë njëherë e përgjithmon.  Në këtë drejtim mendojmë që kufiri në anën e Kareaqevës të rishikohet dhe të ndërpritet praktika ku xhandarmëria serbe hyn në brendi të fshatit të Karaqevës, gjë që fshatarëve u sjellin pakënaqësi të shumta. Këto dhe shumë gjëra të tjera u thanë në këtë mbledhje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …