Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Konsullatës Turke në Prizren, dhe konsideron se sulme të këtilla janë sulme ndaj Shtetit të Kosovës, me prapavijë të qartë, destabilizimin e vendit, sulm ndaj miqve që bënë shumë për popullin dhe Shtetin e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve përkatëse, që sa më parë autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sulmuesit e mbrëmshëm janë tipik me karakter të njëjtë që sulmuan edhe Kuvendin e Kosovës para disa muajve, autor të cilët po sfidojnë organet e sigurisë por edhe ata të drejtësisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …