Partia e Drejtësisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Stamboll të Turqisë, i cili ka lënë shumë të vdekur dhe të plagosur. Sulmet e tilla që kanë në fokus civilët e pafajshëm janë të papranueshme dhe si të tilla Partia e Drejtësisë i dënon dhe i konsideron të rrezikshme për rendin dhe sigurinë në mbarë globin.
