Partia e Ilir Metës në Shqipëri kundër marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës

Partia e Ilir Metës në Shqipëri kundër marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës

Partia e Ilir Metës në Shqipëri  merr qëndrim kundër marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës. Në një reagim kundër ceremonisë së betimit të 16 shtetasve të huaj të organizuar në Bashkinë e Tiranës, mes të cilëve 10 qytetarëve nga Kosova morën shtetësinë shqiptare, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari e ka cilësuar edhe Kosovën si vend në konflikt, kurse dhënien e shtetësisë shqiptare për ta e quan madje  “shfarosje të popullit shqiptar”. Në ceremoninë e betimit, u bënë shqiptarë 10 qytetarë nga Kosova dhe 2 nga Turqia, të cilët ushtrojnë profesione të ndryshme si stomatologë, artistë, inxhinierë etj. Marrja e shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës është një kërkesë e kahershme e tyre, të cilët jo vetëm vijnë studiojnë dhe punojnë në Shqipëri, por njëkohësisht zgjedhin që jetën ta vijojnë në Tiranë  sikurse dhe shumë qytetarë nga Shqipëria zgjedhin të jetojnë në Kosovë duke e kthyer kufirin mes dy vendeve vetëm në një formalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …