Zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe ofrojnë mundësi për disa ndryshime sizmike në arenën politike globale. Partia e Punës krijon një sfidë serioze dhe radikale për Partinë Konservatore, e cila mund të ketë efekte të gjera. Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Partisë Punëtore të Britanisë së Madhe u hoq nga politike e ish kryetarit të Partisë, Tony Bler dhe e ktheu partinë në politikën e klasës punëtore dhe rrënjët socialiste të saj. Kjo është një politikë internacionaliste që njeh solidaritet midis njerëzve, racave, grave, klasës punëtore, sindikatave dhe të tjerëve në luftën kundër kapitalizmit, neo-liberalizmit, patriarkalizmit dhe kolonializmit. Tani më shumë se kurrë Mbretëria e Bashkuar të mbahet përgjegjëse për mizoritë koloniale të kryera në Palestinë dhe gjetkë dhe është gjithashtu koha për t’i dhënë fund bashkëveprimit britanik në abuzimet me të drejtat e Palestinës. Partia e Punës e Xheremi Corbinit mund të fillojë ta bëjë atë. Corbyn shpesh ka folur për qëndrimin ndaj kolonializmit në sistemin arsimor britanik, dhe Manifesti i Punës përmend krijimin e një “Fondi për Emancipimin Arsimor” për të edukuar të rinjtë britanikë mbi kolonializmin dhe skllavërinë. Corbyn ishte gjithashtu një folës i zëshëm dhe i shquar për të drejtat e Palestinës. E rëndësishme është që Qeveria e majtë në Britani është zotuar se menjëherë do të pezullojë shitjet e armëve Arabisë Saudite dhe Izraelit. ( Al-Xhazira-RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …