Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi nga autoritetet e Sërbisë derisa ky udhëtonte drejt shteteteve përëndimore, është i papranueshëm. Në bazë të informatave nga famija e Nehat Thaçit, u bëç e ditur se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se për këtë shkak Sërbia e ka arrestuar. Ky veprim i autoriteteve të Sërbisë dëshmon edhe njëherë se ata nuk dëshirojnë të harrojnë të kaluarën dhe krimet që regjimi i Sërbisë i ka kryer në Kosovë. Partia FJALA, dënon fuqishëm këtë veprim të Sërbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk është rasti i vetëm. Njëherit kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të zgjidh këtë problem në lidhje me arrestimin e qytetarëve tanë. Qeveria e Republikës së Kosovës, në bisedimet e Brukselit duhet të kërkoj dhe mbroj fuqishëm pjesëtarët e UÇK -së në veçanti dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në përgjithësi.
