Dënojmë njollosjen me grafite serbe të shkollës fillore Pandeli Sotiri në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit. Në këto grafite thirret kundër shtetësisë së Kosovës. Ky vandalizim dhe njollosje e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar. Sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli. Edhe komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet të i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me sllogane serbe kundër Kosovës.
Deputetët e FJALËS nga diaspora tërë rrogën e tyre do ja ndajnë familjeve të varfra. Gjatë vizitës së Kryetarit të Partisë FJALA Gëzim Kelmendi në Zvicër ai pati edhe shumë takime me bashkë atdhetarë që jetojnë në diasporë ku edhe morri mbështetje të madhe. Përmes një stutusi në Facebook Kelmendi shpalos premtimet që i morri nga diaspora:
Me lajme të mira po kthehem nga Zvicra Në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen brenda një kohe të shkurtër, pjesë e listës për deputet nga Partia FJALA do të jenë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të cilët nëse zgjedhen deputet, tërë pagën e tyre të deputetit do ta dhurojnë për familjet e varfëra të Kosovës.