Partia FJALA konsideron se sulmi i deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqit ndaj deputetit të NISMËS, Milaim Zeka tregon qartë metodat e dhunës që ekzistojnë brenda Vetëvendosjes Ky sulm duhet të japë alarmin shtetëror dhe të ngritë masat e parandaluese për të ardhmen. Ngase nga ajo që kemi parë deri më tani duke filluar nga dhuna në rrugë, dhunimi i policëve, sulmet ndaj instiucioneve shtetërore, dëmtimi i pronës publike dhe rrahja në debat televiziv, tregon qartë se kjo lëvizje është e gatshme të përdorë çdo formë të dhunës vetëm e vetëm për të arritur në pushtet. Institucionet tona të drejtësisë dhe sigurisë duhet të jenë më aktive dhe më efikase në parandalimin e sulmeve të tilla që mund të sjellin edhe viktima në të ardhmen, thuhet në një reagim të partisë Fjala.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …