Partia FJALA hapi fushatën në Mitrovicë dhe mbajti takimet në pjesën veriore të saj

Partia FJALA hapi fushatën në Mitrovicë dhe mbajti takimet në pjesën veriore të saj

Partia FJALA sot hapi fushatën e saj në qytetin e Mitrovicës ku prezantoi nëntë kandidatët e saj nga ky qytet. Kryetari i Partisë, Gëzim Kelmendi dërgoi një mesazh të çartë se Mitrovica ka qenë një dhe do të mbetet një e bashkuar dhe jo e ndarë. Ndërsa kandidati i Partisë i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës Prof. Shpend Sejdiu tha se me ardhjen e Partisë FJALA në pushtet problemi i Mitrovicës dhe mosfunksionalizimi i saj do jetë primare që Partia do t’i rregullojë.  Pas prezentimit para mediave Partia FJALA filloi takimet në pjesën veriore të Mitrovicës ku po takon qytetarët dhe bizneset e qytetarëve Mitrovicas.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …