Partia “Fjala” ka zgjedhur, Avni Çakmakun kandidat për kryetar të Prishtinës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Lajmin e ka bërë me dije lideri i kësaj partie, Gëzim Kelmendi. “Avni Çakmaku është magjistër i shkencave të sociologjisë. Ai njëherësh do të t’i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Prishtinës”, ka shkruar Kelmendi në një postim të tij.
