Partia FJALA

Partia FJALA mbështet kandidatin për kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari

Kryetari i degës së partisë Fjala, në Skenderaj, Berat Dajaku, ka shprehur mbështetjen në emër të kësaj dege për kandidatin për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, anëtarin e familjes së legjendarit Adem Jashari. “Kemi nderin dhe kënaqësinë që një anëtar nga familja e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari të udhëheqë me Komunën tonë në katër vitet e ardhshme, po ashtu kërkoj nga qytetarët e komunës tonë t’i japin mbështetjen e pa rezervë kandidatit për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari. FJALA në Skenderaj kandidon në këto zgjedhje lokale me listën e kandidatëve për asamble konunale. Kësaj liste do ti prijë kryetari i degës së FJALËS, Berat Dajaku.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …