Partia FJALA

Partia FJALA me qëndrim kundër paradës së “krenarisë”, të cilën e quan paradë të turpit

Në një njoftim publik, Partia Fjala, ka bërë të ditur qëndrimin lidhur me paradën e “krenarisë” që do të mbahet me 10 tetor në Prishtinë. Kjo paradë e organizuar nga ky komuniteti LGBT nuk paraqet fare elemente të krenarisë, por përkundrazi kjo është një paradë e turpit dhe si e tillë nuk duhet të organizohet fare në vendin tonë. Ne Partia FJALA jemi parti konservatore. Edhe ne ashtu sikur edhe partitë tjera konservatore në Bashkimin Europian, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë jemi kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë.

Ne sikur edhe gjithë partitë konservatore nëpër botë, konsiderojmë se homoseksualizmi, lezbizmi dhe martesat e tyre mes veti rrezikojnë popullin dhe shtetin tonë. Populli ynë dhe shteti jonë Kosova në vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë . Komuniteti LGBT do ta fundos edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë. Kështu komuniteti LGBT do ta vret edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë.

Mos të harrojmë se personat që i përkasin komunitetit LGBT i kanë të garantuara të drejtat e tyre me kushtetutë. Prandaj e konsiderojmë se ky komunitet tani nuk ka nevojë me dalë në rrugë dhe para kamerave tona që të na dëshmojnë se kush janë. Dalja e tyre në rrugë përmes paradës është provokim dhe ofendim për gjeneratat e reja në veçanti dhe popullin e Kosovës në përgjithësi.

Ne FJALA kërkojmë që Institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht Kryeministri dhe Kryetari i Prishtinës ta ndalojnë këtë paradë. Ngase parada e komunitetit LGBT është fyerje për popullin tonë dhe shtetin tonë. Kjo paradë shkelë kulturën dhe traditën tonë. Kjo paradë shkelë mbi gjakun e dëshmorëve të cilët u flijuan për popullin dhe shtetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …