Muri në Mitrovicë

Partia FJALA: Ndërtimi i murit në Mitrovicë, argument shtesë se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten

Partia FJALA konsideron se ndërtimi i murit në Mitrovicë, është argument shtesë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të ndërpriten. Arsyet janë:

  1. Moskthimi i personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë,
  2. Arrestimet e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi,
  3. Ndërtimi i murit në Mitrovicë,
  4. Mosrespektimi i shumë marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Konsiderojmë gjithashtu se nga këto bisedime është duke përfituar Serbia, e cila përveç se ka fituar të drejtën që qytetarët e saj të lëvizin pa viza, ajo së shpejti pritet dhe të fiton të drejtën e kandidatit për të qenë pjesë e BE-së. Ndërsa, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar dhe i diskriminuar sa i përket liberalizimit të vizave. Përveç kësaj, Kosovës i kërkohet edhe të falë një pjesë të tokës (Demarkacioni me Malin e zi) që të fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …