Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa, të merr vendim për shkarkimin e Ministrit të pushtetit lokal, Ljubomir Mariq, pasi që ky ministër vazhdon të mohoj shtetësinë e Kosovës dhe kundërshtimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ditë më parë, në intervistën e tij të dhënë, ju referua Republikës së Kosovës me termin ‘Metohi” dhe shprehu kundërshtimin e tij të hapur për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Nuk është hera e parë që ky z. Mariq që merr pagën nga qytetarët Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës, mohon shtetësinë e Kosovës dhe del haptas kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Partia FJALA, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që këtë ministër ta shkarkojë dhe kështu të dëshmojë se nuk lejon që askush që paguhet nga qytetari i Kosovës të fyejë shtetësinë dhe rrugëtimin e Kosovës.
