Në reagimin e Partisë FJALA, thuhet: Kërkojmë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që ta largojë pjesën e tekstit në librin e Biologjisë të klasës VI në faqen 129 e botuar nga shtëpia botuese Dukagjini. Ky tekst i cili nuk i përshtatet as moshës së fëmijëve e as traditës tonë kombëtare dhe fetare, është kundër familjes, kundër të ardhmes. Në njërën anë teksti flet për riprodhimin e njerëzimit, ndërsa në anën tjetër flet për personat me seks të njëjtë, gjë që bie ndesh me riprodhimin njerëzor, flet kundër familjes. Partia FJALA, duke u mbështetur në politikën tonë konservatore shprehet kundër që të mësohet ky tekst i cili mbështet këtë kategori njerëzish, të cilët destabilizojnë shoqërinë dhe shkatërrojnë familjen. Ky tekst nuk të jetë pjesë e një libri obligativ për fëmijët tanë në shkolla, e aq më pak në këtë moshë.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …