Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia. Gjatë fjalimit të tyre, secili u tregua më patriot se tjetri. Por në fund të seancës kur duhej që të votohej rezoluta, ata kishin shkuar. Kështu që nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetë 56 ishin në sallë. Kjo është dëshmi e qartë se sa iu intereson çështja e të zhdukurve tanë. Mos të harrojmë se po këta deputet javë më parë ishin shumë më të interesuar për 6 “gylenistët” e arrestuar. Lidhur me arrestimin e 6 “gylenistëve” kishin mundësuar kuorumin, kishin votuar rezolutën dhe kishin formuar komision hetimor. Vërtetë turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ma shumë brengosen për 6 “gylenistët” e Turqisë dhe politikën e Presidentit Erdogan, se sa për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia. A thua këta deputetë paguhen nga “FETO” apo nga qytetarët e Kosovës?
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …