Partia Konservatore e Kosovës duke analizuar aktualitetin politik ne vend, vlerësimet e kujdesshme dhe profesionale të udhëheqjes së partisë si dhe duke u bazuar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovës dhe në angazhimin e të gjithëve për një qëllim të përbashkët për përforcimin e institucioneve demokratike dhe funksionale shtetërore vazhdon bashkëpunimin me Partinë Demokratike të Kosovës. Partia Konservatore e Kosovës beson se ky bashkëpunim do të përforcojë PK-në, do të sjellë prosperitet, ndershmëri dhe qeverisje profesionale gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. Partia Konservatore e Kosovës si anëtare e koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, në kuadër te Fillimi i Ri, do të angazhohet në mënyrë aktive dhe profesionale duke kontribuar në realizimin e synimeve tona të përbashkëta për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në strukturat evropiane me një vizion të qartë duke mundësuar investime konkrete dhe punësim të shtuar për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …