Partia Liberal Demokratike dhe Komeito pritet të fitojnë 83-125 vende në dhomën e sipërme. Shinzo Abe e drejtoi këtë parti deri në vitin 2020, ku më pas dha dorëheqjen, por pa hequr dorë nga fushata, gjatë së cilës edhe u vra duke mbajtur një fjalim, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ndaj tij solli më shumë mbështetje për forcën politike. Unë mendoj se është e rëndësishme që ne arritëm t’i përfundonim zgjedhjet,” tha kryeministri Fumio Kishidaduke shtuar se ai dëshiron të trajtojë pandeminë, çështjet e lidhura me Ukrainën dhe inflacionin. Kishida kishte këmbëngulur që zgjedhjet të vazhdonin pavarësisht vrasjes, duke thënë se “nuk duhet të lejojmë kurrë që dhuna të shtypë fjalimin”. Vrasja e Abe tronditi kombin dhe shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën. Personi i akuzuar për vrasjen e tij, 41-vjeçari Tetsua Jamagami, është në paraburgim dhe u ka thënë hetuesve se kishte vënë në shënjestër Shinzo Abenë sepse besonte se politikani ishte i lidhur me një organizatë të paidentifikuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …