Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në dhjetëshen e parë të listës është shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, kryetarja Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila është ngritur për dhjetë vende në listën e VV-së për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, kur emri i saj ndodhej në listë nën numrin 18. Në këto zgjedhje Kusari-Lila do të garojë me numrin 8. Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka qenë në qendër të kritikave pas publikimit të disa audio-incizimeve, ku ajo komunikonte me kryeterroristin, Milan Radoiçiq. Komunikime të tilla ishin publikuar edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit. Në kohën kur Kusari – Lila bisedoi me Radoiçiqin, i cili ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës, i sanksionuar nga Amerika dhe Mbretëria e Bashkuar.