leoni

Selimi: Kosova të këtë kujdes, mos i lejohet askujt si Serbia dhe as Serbisë që të kishte qasje në fushën e telekomunikacionit

Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar sot mocion për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar mocion për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti. Nënkryetarja e kësaj partie, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie ka numëruar siç ka thënë ajo dështimet e kësaj Qeveri. Kurse Rexhep Selimi, ka prezantuar mocioni duke thënë se ai mund të ndryshojë në bashkëpunim me deputetët dhe grupet parlamentare në Kuvend. Përderisa sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se do ta rrëzonin qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti. Mirëpo Ismaili ka thënë se Vetëvendosje ka vetëm fjalë e jo vepra. Gjatë së mërkurës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …