Partia sllavo-maqedonase, VMRO DPMNE ka fituar shumicën në zgjedhjet presidenciale e parlamentare

Partia sllavo-maqedonase, VMRO DPMNE ka fituar shumicën në zgjedhjet presidenciale e parlamentare

Këshilli Shtetëror Zgjedhor Në Maqedoni, ka numëruar deri më tash 95.65 për qind të votave sipas të cilave partia fituese VMRO DPMNE ka marrë 43.14 për qind ose 414 mijë e 134 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut. Në vendin e dytë renditet Koalicioni për të ardhmen evropiane LSDM me 146 mijë e 488 vota ose 15.26 për qind që aktualisht i siguron 18 mandate. Fronti Evropian me BDI-në e Ali Ahmetit ka fituar 14.01 për qind ose 134 mijë e 473 vota – 19 mandate, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN 10.90% ose 104 mijë e 672 vota – 13 mandate. Pjesëmarrje në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë e kanë siguruar edhe partia politike E Majta me 6.76 për qind ose 64.926 vota që aktualisht i sigurojnë 6 mandate dhe Lëvizja Unë di – Për Maqedoninë Tonë ka fituar 5.30 për qind ose 50.835 vota që aktualisht i sigurojnë 5 mandate. VMRO DPMNE ka fituar edhe në garën për presidentin e shtatë të Maqedonisë së Veriut, pasi në raundin e dytë kandidatja Gordana Silanovska-Davkova ka fituar 539.686 vota ose 65.07% përballë presidentit aktual Stevo Pendarovski nga LSDM, i cili mori 242.760 vota ose 29.27%, pas numërimit të 96.62 % të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …