Opozita kërcënon me protesta për të mos lejuar që kryetari, Thaçi, të jetë në krye të dialogut me Serbinë

Partia Socialdemokrate e fton LDK-në dhe Vetëvendosjen për të krijuar strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë

Derisa qeveria e Kosovës nuk ka numrat për të shtyrë proceset përpara, as opozita nuk po mund t’i bëjë ata për ta rrëzuar qeverinë. Tri partitë opozitare më shumë kanë kundërshtuar njëra – tjetrën sesa që kanë bashkëpunuar mes vete. Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Partinë Socialdemokrate se më shpesh kanë ngjashmëri me partitë në pushtet sesa dallime. Por, këtyre akuzave u është kundërpërgjigjur përmes një postimi, Dardan Sejdiu, shef i Grupit parlamentar të PSD-së. Madje, akuzat e Vetëvendosjes i ka quajtur hipokrizi, pasi, sipas tij, janë veç fjalë që nuk përcillen me veprime.

“Edhe njëherë:

 – e ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do ti japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë

– e ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim

– e ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaqi

“Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi”, ka shkruar Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …