Partia Socialdemokrate e Kosovës bëri të ditur se Policia ka arrestuar deputetin, Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë. Ai është arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestën për lirimin e deputetit, Albin Kurti, në vitin 2015. PSD-ja thotë se arrestimi ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore, sepse ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së. Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.
