leoni

PSD e shtyn tryezën politike për të mërkurën, shkak ceremonia e varrimit të babait të kryeministrit

Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, e cila në bazë të numrit të deputetëve që iu ndanë Vetëvendosjes konsiderohet forca e katërt politike në vend dhe ka rendin e organizimit të tryezës politike, ka vendosur që ta shtyjë atë. Tryeza ishte planifikuar që të mbahet sot, në orën 11:00. Shkak për këtë shtyrje është bërë ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka vdekur dje.

“Të nderuar, ju njoftojmë se për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë në varrimin e z. Hilmi Haradinaj; tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate, e cila duhej të mbahej më 18 qershor në ora 11:00, shtyhet për datën 20 qershor në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …