Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik në hyrje të Prishtinës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit tri ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. PSD-ja gjatë këtij aksioni ka vendosur një poster me fotografinë e kryeministrit Kurti, përmes së cilit ka bërë thirrje që të protestohet më 25 mars në orën 14:00 kundër kësaj marrëveshje. Në posterin e vendosur, kjo parti e ka paraqitur kryeministrin si “Pinokio”, “Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, shkruhet në posterin e vendosur mbi urë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …