Kjo parti përmes një reagimi ka theksuar se Blerim Maqastena dhe Berat Megjuani janë duke qëndruar në paraburgim në Serbi. Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që Blerimi dhe Berati të kthehen sa më parë në Kosovë. PSD-ja ka sqaruar se sipas informatave që disponojmë Blerimi dhe Berati për shkak të mjegullës së madhe kishin humbur rrugën duke ecur në zonën kufitare me Serbinë, dhe gabimisht janë futur në territorin e saj. Ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët janë vënë në kontakt me autoritetet serbe nga të cilat pastaj janë ndaluar. Duke parë natyrën e rastit, vonesat në trajtimin dhe lirimin e tyre janë të panevojshme dhe të papranueshme”, është thënë në reagimin e PSD-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …