Partia Socialdemokrate mbajti një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it

Partia Socialdemokrate mbajti një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it në hyrje të kësaj zyre. Sipas Nol Nushit nga kjo parti, Qeveria i është nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Ai u ankua edhe për sjelljen e Policisë teksa po mban aktivitetin protestues.  “Ishit dëshmitar të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht janë në panik me vendimet që po i marrin dhe iu kanë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetare, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, deklaroi Nol Nushi. PSD-ja ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, kunder  shtrenjtimit  të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …