Partia Socialiste, PD-ja, por as partitë më të vogla ende nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë për kryetarin e ri të Shqipërisë

Partia Socialiste: 4 firma të deputetëve demokratë në kërkesën për të ngritur Komision Hetimor për kryeministrin, Edi Rama, janë falsifikuar

Partia Socialiste pretendon se 4 firma të deputetëve demokrat në kërkesën e tyre për të ngritur Komision Hetimor për takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, janë falsifikuar. Bëhet fjalë për firmat e 4 deputetëve Belind Këlliçi, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj, kjo sepse sipas PS-së, këta deputetë kanë qenë në udhëtim jashtë vendit. Ndërsa në dokumentet e e publikuara, shfaqet edhe firma e deputetit Luan Baçi i cili rezulton të ketë firmosur dy herë. Për këtë arsye, ata do të merren në pyetje në Komisionin e Etikës. Në 3 shkurt dy grupimet e PD-së, kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një grupi hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa është firmosur nga 42 deputetë plus (2 firmat e Luan Bacit). Nga ana tjetër, PS-ja këmbëngul që kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, të shqyrtohet pasi të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vetë Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar këtë ligj. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Komisioni do ngrihet para apo pas ndryshimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …