Partia Socialiste dhe opozita kanë arritur në një dakordësi për daljen me një rezolutë të përbashkët pas sulmit, në veri të Kosovës. Duket se seanca e sotme e cila ka në fokus një çështje kombëtare si ajo e tensioneve në Kosovë, do të bëjë bashkë ligjvënësit shqiptarë për miratimin e një rezolute të përbashkët që dënon sulmet terroriste serbe në Veri. Grupi Parlamentar i PD kërkoi unifikimin e qëndrimit të Kuvendit të Shqipërisë me atë të Kuvendit të Kosovës, duke mbështetur Rezolutën që miratoi më 28 Shtator. Në atë Rezolutë bëhet përgjegjëse Serbia për sulmin më 24 Shtator dhe kërkohet hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë. Më 29 Shtator, kreu i grupit të PD-së asokohe, Gazment Bardhi propozoi unifikimin e qëndrimit me Kuvendin e Kosovës, vetëm një ditë pasi Kosova miratoi rezolutën e saj. Nga ana e tij, Grupi Parlamentar i PS nuk ishte i këtij qëndrimi, dhe prezantojë një propozim të tijin, duke pasur një qasje më të balancuar. Në draftin e dorëzuar në 2 Tetor nga kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi, propozoheshin disa qëndrime më të zbutura në raport me Rezolutën, të cilat sipas Berishës dhe Bardhit “shmangnin nga përgjegjësia Beogradin, si dhe një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë”..
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …