Partia Socialiste do të fillojë një dialog me bashkitë dhe komunitetit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore në 2023. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama, nga selia e Partisë Socialiste tha se është diskutuar për projektbuxhjetin e vitit 2023, ku bëri me dije se qeveria do të vijojë që të këmbngul tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Rama u shpreh besimplotë se do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Urojmë të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi jemi shumë të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në import. Por gjithsesi do të vijojmë që të dalim. Jemi besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. E di Rama në prononcimin e shkurtër për gazetarët nga selia rozë u ndal edhe tek opozita, për të cilën tha se premton vetëm izolim nga bota. Kryesocialisti teksa luante me fjalët për ‘opozitën e rublave që mban erë’ paralajmëroi se ‘ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur’. I pyetur se çfarë di më tepër, Rama nuk pranoi që të komentojë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …