Partia Socialiste ka dërguar një ankesë në KQZ, ku kërkohet marrja e masave ndaj Belind Këlliçit, për shkelje zgjedhore

Partia Socialiste ka dërguar një ankesë në KQZ, ku kërkohet marrja e masave ndaj Belind Këlliçit, për shkelje zgjedhore

Partia Socialiste ka dërguar një ankesë në KQZ, ku kërkohet marrja e masave ndaj Belind Këlliçit, pasi sipas tyre ky i fundit ka thye kodin zgjedhor duke bërë apel ditën e sotme me premtime elektorale.  Socialistët kërkojnë të dënohet kjo shkelje e Këlliçit në mënyrë që të ms përsëritet një gjë e tillë në vijim. Deklarata e Këlliçit: Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim. Ankesa e PS-së: Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjate ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Kelliçi ka shkelur nenin 77 te Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje ne votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjate fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit ne fuqi, lutemi të merren masat në zbatim te nenit 174 te Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për te garantuar mospërsëritjen e saj në vijim.”

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …