Partia Socialiste e Shqipërisë

Partia Socialiste ka falënderuar dibranët për mbështetjen dhe besimin

Partia Socialiste u është rikthyer takimeve me mbështetësit e saj në Dibër, por këtë herë jo për t’u kërkuar votën, por për t’i falenderuar ata për mbështetjen e dhënë ditën e diel. Takimi i organizuar në Peshkopi kishte për qëllim mirënjohjen dhe falenderimin për votuesit dibranë për mbështetjen e kandidatit të majtë në zgjedhjet e ditës së dielë, ku Muharem Rama u shpall fitues ndaj Sherefedin Shehut me mbi 4 mijë vota diferencë. Në fjalën e mbajtur, kryeministri Edi Rama duke kritikuar qëndrimin injorues të Partisë Demokratike.  Si ka mundësi që një parti t’i kthehet dhe të akuzojë një popull të tërë si bagëtinë, që dalin nga parcela e hashashit dhe jo njerëz dhe shqiptarë që morën një vendim? Si ka mundësi që partia më e madhe e opozitës të arrijë deri në këtë pikë pasi e shpall me të madhe një test kombëtar një fushatë vendore, pasi premton që nga këtu do të fillojë një përmbysje e madhe në shqipëri, edhe pasi madje shpall fitoren në momentin kur mbyllen kutitë e votimit?! Pasi sheh që nga numërimi merr vetëm ‘opingën e Sheros’, u turret dibranëve për t’i akuzuar si bashkëpunëtorë në krim. Është fyer i gjithë komuniteti juaj dhe tradita juaj e çmuar”, ka thënë mes tjerash kryeministri,  Edi Rama.(TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …