Përpos përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Partia Socialiste ka një plan tjetër për të ndaluar përsëritjen e akteve të dhunshme në seancat plenare, duke disiplinuar dhe ndëshkuar deputetët që përfshihen në akte të tilla. Plani është paralajmëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist dhe do të vihet në zbatim në muajin janar. Bëhet fjalë për miratimin, edhe në mënyrë të njëanshëm, pra vetëm me votat e shumicës parlamentare, të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, në fillim të janarit. Taulant Balla ka deklaruar se, në mungesë të konsensusit me PD-LSI, PS do të miratojë në mënyrë të njëanshëm Kodin Sjelljes, si një tjetër masë për parandalimin e sulmeve në Kuvend. Gjithashtu, deputeti nuk duhet që të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …