leoni

Partia Socialiste ka propozuar, Bajram Begën kandidat për kryetar të ri të vendit, ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama

Partia Socialiste ka propozuar, Bajram Begën kandidat për kryetar të ri të vendit, ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama

Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes e kandidaturës që do të çojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë ka thënë kryeministri Edi Rama.  Procesi tashmë  është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfa. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupi parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që Partisë Socialiste  i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …