Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh. Pjesa e parë e Kongresit do të nisë në orën 9.30, ku do të jenë 5 panele që do të zgjasin rreth dy orë dhe do të shtrihen në disa sheshe kryesore të Tiranës
Përfaqësues të PS-së do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë mbi problematikat aktuale, Pjesë e tryezave përkatëse do të jenë edhe ministrat sipas fushave.
Ndërsa më pas në orën 12:00, nis faza e dytë e punimeve, e cila do të hapet nga sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, për të vijuar me rezultatet e Këshillimit kombëtar të paraqitura nga Elisa Spiropali, ndërsa një pjesë të rëndësishme do të marrin edhe propozimet për ndryshimet në statutin e PS-së.
Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, që do të mbahen në javët e para të majit.
Fjala e Ramës është parashikuar të jetë rreth mesditës, ndërsa ministra dhe deputetë të ndryshëm janë përzgjedhur për të bërë analizën e punës së mazhorancës në këtë mandat të tretë.
Agjenda e Punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste:
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijet
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapesira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT. (DITA)