Dy ditë para përfundimit së afatit ligjor për koalicione parazgjedhore, partitë e quajtura Guxo dhe Alternativa kërkojnë koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Partnerët aktual politikë që janë në pushtet se kanë definuar mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e fillimit vitit të ardhshëm. Kërkesës për koalicion parazgjedhor ende nuk u është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje, përkundër dy takimeve të kryetarit, Albin Kurti me kryetaren e Guxo, Donika Gërvalla dhe atë të Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në Vetëvendosje nuk u janë përgjigjur as pyetjeve të medieve se a do të ketë koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa apo të njëjtat do të përfshihen vetëm në listën zgjedhore në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sikurse në zgjedhjet e vitit 2021. Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, në dy palë zgjedhjet e kaluara Alternativa ka qenë pjesë e listës dhe se tani është momenti që në bazë të peshës politike të ketë koalicion parazgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …