Partitë politike opozitare ndonëse deklarohen të gatshme për ngritjen e mocioni për rrëzimin e qeverisë Haradinaj ato për mosmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim fajësojnë njëra-tjetrën. Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, para pak ditësh i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ose t’ia japin nënshkrimet për ngritjen e mocionit, ose ta ngrenë vetë mocionin. Në anën tjetër LDK-ja dhe Vetëvendosja po e konsiderojnë hipokrizi këtë ftesë, madje përfaqësuesit e LDK-së kanë kërkuar nga PSD-ja që të pozicionohet se a është pushtet apo në opozitë, kurse analistët e çështjeve politike në vend qeverinë “Haradinaj” e shohin si më të dobëtën që ka pasur Kosova, ndërsa opozitën si më të pakoordinuarën.
