Në fund të javës së kaluar kryekuvendari Kadri Veseli ka prezantuar një platformë për dialogun me Serbinë, në bazë të së cilës kryetari Hashim Thaçi do të jetë kryenegociator. Por, partitë opozitare kanë dalë kundër kësaj platforme, duke thënë se nuk mund të kërkohet konsensus pa i dëgjuar kërkesat e opozitës. Subjektet opozitare e vlerësojnë të papranueshme platformën e Veselit për dialogun me Serbinë. Opozitarët vazhdojnë ta vlerësojnë kryetarin Thaçi si të papranueshëm për kryenegociator, ndërsa theksojnë nevojën se për arritjen e konsensusit pushteti duhet t’i dëgjojë edhe kërkesat e opozitës dhe të mos dalë me platforma të tilla të njëanshme. Ndërsa analistët politikë thonë se platforma për dialogun nuk duhet të flasë për emrat se cilët e udhëheqin këtë proces, porse në të përcaktohen konturat e bisedimeve ose pozicioni i Kosovës karshi dialogut. Sipas tyre, as pushteti dhe as partitë opozitare nuk janë të interesuara që të arrihet konsensusi për dialogun me Serbinë. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky dokument do të shërbejë për arritjen e konsensusit.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …